Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një gjetje origjinale, për të shtuar ndërgjegjësimin e njerëzve në këto orë të vështira të luftës me Covid-19.

“Unë tani nominoj “@GManastirliu” (dhe të tjerët) që të pranojnë sfidën e #DuarvetëSigurta duke ndarë videon e tyre dhe duke u bërë thirrje të paktën tre personave të tjerë që të na bashkohen. Së bashku ne mund ta mposhtim Covid19”, shkruan në postimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.

Manastirliu pranon sfidën e shefit të OBSH-së

Minsitrja Manastirliu i është përgjigjur sfidës. Përmes një videoje në Twitter, shihet teksa kryen procesin e larjes së duarve. Ajo nominoi të gjithë prindërit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të lajnë duart, si një detyrë që na përket të gjithëve; nuk duhet ta neglizhojmë një asnjë moment higjienën personale.

Ogerta Manastirliu@GManastirliu

I accepted @WHO @DrTedros challenge and I’m calling all Albanian citizens to stick to the rules of strict personal hygiene & social distancing. I nominate every parent to join us??? we can beat -19?

Embedded video

See Ogerta Manastirliu’s other Tweets