Mançester Siti ka triumfuar në finalen e Kupës së Ligës, duke mposhtur në “Uembli”, Aston Vilën me rezultatin 2-1. Ky ishte trofeu i parë sezonal dhe i treti radhazi në këtë kompeticion për “qytetarët” e Pep Guardiolës.Siti arriti të dominonte në pjesën e parë, duke shënuar 2 herë me anë të Agueros dhe Rodrit në minutat 20-të dhe 30-të. Pavarësisht disavantazhit të 2 golave, Aston Vila nuk u dorëzua, teksa ngushtoi diferencën para fundit të pjesë së parë me anë të Samata.

Pavarësisht përpjekjeve të Aston Vilës, për të barazuar shifrat, në fund ishte skuadra e Pep Guardiolës, ajo që ngriti në qiellin e “Uemblit”, trofeun e Kupës së Ligës.