Ministri i Diasporës, dhe një nga figurat kryesore të partisë në pushtet, Pandeli Majko bën një apel të fortë për përballimin e situatës em ergjente të krijuar nga koronavirusi. Majko thotë se duhen shmangur daljet, kontaktet përmes rregullave të mësuara që secili ka mësuar që në shkollën fillore, duke nisur nga higjiena dhe ajrosja e ambienteve ku qëndrojmë. Ai shprehet se kjo nuk është çështje ditësh, por një përballje e jetës me një situatë virusale globale. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën! Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.

KJo situatë nuk është çështje ditësh! Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.  MOS U “LODHNI” NGA E PERDITSHMJA E NDRYSHUAR! KJO ESHTE PROVE PER CILINDO DHE JO NJE SITUATE QE MUND TE KALOHET ME “SPORTIVITET”! Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja DHE KOMUNIKIMI rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në BLLOKIMIN sistemit shëndetsor!

-Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambjentit ku banojnë! MOS DIL E MOS LËVIZ! As me këmbë, vrap, as me biçikletë, as me motorr, as me makine, as me taxi, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare! UL NE ZERO FREKUENTIMIN e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale! LEJOHET të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetë! TRAJTO ME PËRGJEGJSHMËRI çdo sjellje tënden që ndikon te HIGJENA e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!

Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja FATALE!! Lufta ndaj Covid-19! Telefono 127!! Për nevoja reale, urgjenca, policia112!! Kjo do të jetë një betejë që zgjat! Ajo fillon nga vetja. Durim dhe kurajo!”, shkruan Majko.