Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me replikat nga foltorja e parlamentit. Ai ka deklaruar se kryemokrati Lulzim Basha është si ajo shprehja ‘ku rafsha, mos u vr afsha’. Rama ka vazhduar me ironinë teksa ka shtuar se nuk janë kundër kthimit të opozitës në parlament, por janë kundër që ata të rrinë në këmbë dhe të bëjnë figurantin. ‘Luli shkon lule më lule, është thjesht ku rafsha, mos u vr afsha. Varet se ku bie, ra tek unë dhe i bien të mirat që nuk i bien nëpërmend fare.Po nuk ëshët ky shqtësimi, shqetësimi është te kInostudio kur xhiroheshin filmat. Damiani do ulet, ai i ulur ishte, po ata ikën. Ne nuk jemi kundër që ata të ulen, po që të rrinë në këmbë dhe të bëjnë figurantin’, tha Rama. Më tej kryeministri, ka vazhduar me replikat ndaj deputetes Rudina Hajdari, e cila sipas tij ka një ligjërim të veçantë.

“Përsa i përket zonjës Hajdari, e cila ka stilin e saj të ligjërimin të veçantë. Dëgjoj që thotë që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq, si ka qenë më herët. Duket se Shqipëria është produkt i kësaj salle, i partive tuaja. Nuk e di e bëtë atë dr eq partie apo ç’rëndësi ka. Po nuk mund të thuash këtu që këtu bëhet krimi. Pastaj fut kallëzues, kundrinor aty kap ça të kapësh. Unë vij këtu për ti kushtruar opozitës kohën që i takon, po me që opozita nuk ka ide dhe ti zonja Hajdari ke disa ide, po që vetëm të tilla nuk janë. Po dua t’ju jap disa qartësi.Nuk di as sa e gjatë jeni ju dhe as kg peshoni ju. Nuk bëhet debati në këtë mëyrë. Unë kam mundur të frenoj dot gjatësinë time, jam zgjatur me këtë rrugë. Prandaj mirë do bëni mos të ma përmëndi kur thoni jeni 2 metra, ndryshe më tregoni si kush duhet të jem ‘, deklaroi Rama.