Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë pak minuta më parë, një video nga kryeqyteti. Një qytetar, siç duket i mërzitur nga izolimi, ka dalë të dëfrehet sipas mënyrës së tij në shesh. Por për shkak të rregullave të reja, këmbësorëve u lejohet të dalin, vetëm në disa orare të përcaktuar.

Lali, qenke kërcimtar i paparë! ??

Por vajti ora 10:00 e lipset MOS me i mbledh gjithë fansat në një grup”, shkruan Veliaj në instagram, ndërsa në video shikohet një polic i bashkisë, që informon qytetarin.

“Ne e duam kërcimin tënd, por më shumë duam jetën tënde”, përfundon Veliaj statusin./L.F-dritare.net