Ditën e djeshme, në pozat se ksi të Kylie Jenner në Instagram, vëmendjen e tërhoqën gishtat e saj të këmbëve. Ndjekësve i ra në sy fakti që në gishtat e këmbës së djathtë të 22-vjeçares, i mesit ishte më i shkurtër se të tjerët. Kylie tregoi se në gjimnaz kishte pësuar një incident dhe gishti i saj ishte thyer. Meqë nuk kishte çfarë t’i bënte, ajo e kishte lënë të shërohej vetë dhe këto ishin pasojat. Pasi i gjithë rrjeti u mor me gishtat e saj të këmbëve, Kylie vendosi t’i gjejë nga një emër secilit prej tyre.

Meqë tashmë janë bërë të famshëm, miliarderja mendon se e kanë “merituar” nga një emër secili. “Gishtat e mi të këmbëve janë kaq të famshëm. Meqë jemi në këtë pikë, duhet t’i vendosim nga një emër”- shkruan Kylie. Më tej, ajo publikon një foto të gishtave të “pagëzuar” secili me një emër që nis me shkronjën “T”. Tess, Teague, Tia, Trix, Toby, Tony, Tahnee, Tasha, Talia dhe Tina quhen gishtat e këmbëve të Kylie Jenner, informacion që me siguri as vetë asaj s’do t’i hyjë kurrë në punë. Meqë ra fjala, ju i keni vendosur ndonjëherë emra gishtave tuaj?