Në një faqe në Facebook me emrin e Kujtim Gjuzit, u shpërnda një lajm se deputeti është infektuar me koronavirus. “Duke qene se kam miqesi pellazgjjke me Alimadhin (deputeti i infektuar), kisha filluar te kem shenja te ketij virusi famekeq. Sot pas marrjes te rezultati doli se jam positiv me covid-19”, thuhej në postim.

Por deputeti Gjuzi mohoi lajmin duke thënë se në trupin e tij, nuk ka asnjë virus. “Unë kam gjakun më të pastër në Shqipëri. Dhuroj gjak vazhdimisht, dhe nuk ka në trupin e Kujtim Gjuzit asnjë virus”, u shpreh deputeti. Më tej, ai shkroi në Facebook se po e djeg Covid – 19 bashkë me nipat në Fushë Krujë duke shpërndarë edhe disa fotografi duke pjekur mish në hell, por pa ruajtur distancën e sigurisë me njëri tjetrin duke thyer rregullat.

“Qytetare shqiptar deputeti Kujtim Gjuzi ju informon se: Gezoj shendet te plot. Eshte lajmi i rreme se Kujtim Gjuzi eshte me CONVID19 nga portale fallso. Nese dikush ben shaka te renda per shendetin tim ju bej me dije se: Mashtruesit dhe ata qe shperndajne lajme te pa verteta do te perballen me drejtsin.

Edhe nje her ju njoftoj se gezoj shendet te plote dhe jam ne dispozicion si edhe shikoni ne foto te familjeve ne nevoj sikurse sot ne mengjes 08 00 jam gjendur ne njesine administrative nr 4 Tiran duke zgjidhur permes kryetares se ksaj njesie emergjencen ushqimore 50 familjeve te kumunitetit rom dhe egjiptian e duke vijuar diten e punes ne vizit ne burgun e siguris se lart ne Fushe – Kruje e po ashtu derguam ne Shkoder nje femije qe e shihni ne foto. Miq gezoj shendet te plote dhe jam disponibël bashke me stafin tim. Lutem telefononi per cdo emergjenc tuajen ne telefon 003955 0682034007”, shkruan Kujtim Gjuzi.