Dy rastet e reja të infektuar me koronavirus në qytetin e Elbasanit, kanë ardhur si pasojë e kontaktit të dy prindërve me djalin e tyre, i cili ishte kthyer para disa ditësh nga Italia.Ai është takuar me dy prindërit e tij në Elbasan, banues në lagjen 5 maji. Nga rezultatet e kryera, rezulton se prindërit e tij, nëna 57 vjeçare dhe babai, 58 vjeçar kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.Mësohet se pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.31 vjeçari është prej dy ditësh i shtruar në spitalin infektiv.