BMW, Porsche dhe Bentley do prezantojnë makinat e reja online, pasi organizuesit e shfaqjes së makinave në Gjenevë anuluan eventin 11-ditorë, prej shqetësimeve mbi koronavirusin. Prodhuesit e makinave i përdorin shfaqjet në të gjithë botën për të prezantuar produkte të reja dhe tërhequr vëmendje. Shfaqja e makinave në Gjenevë ka prezantuar historikisht markat premium dhe supermakinat.Kreu ekzekutiv i BMW, Oliver Zipse, do të zhvillojë në internet një konferencë për debutimin botëror të një makine të re të quajtur BMW Concept i4 ditën e Martë, kur do të ndodhte prezantimi në Gjenevë. “Na vjen keq që ekspozita nuk do të zhvillohet si zakonisht”, deklaroi BMW. Bentley planifikon gjithashtu të ndërmarrë një konferencë online, por prodhuesi i makinave luksoze po punon ende për afatin dhe logjistikën. “Bentley e mirëpret vendimin e anulimit të shfaqjes këtë vit. Është në interes të shëndetit dhe sigurisë së pjesëmarrësve si dhe të gjithë kolegëve tanë”, deklaroi kompania. Porsche planifikon gjithashtu të mbajë një konferencë në rrjet ditën e Martë, për të prezantuar modelin e ri të serisë kryesore 911.

Sipas Reuters, Audi dhe Mercedez pritet të prezantojnë makinat e tyre në internet gjithashtu. Fiat Chrysler deklaroi se po vlerëson mënyra alternatikve për të debutuar makinat që ishin planifikuar për shfaqjen. Fiat pritej të prezantonte një makinë tërësisht elektrike. Shfaqja e makinave në Gjenevë u anulua pasi Zvicra lajmëroi ditën e Premte se do ndalojë të gjithë eventet publike apo private që mbledhin më shumë se 1,000 persona, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.