Driton Tali, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti në një prononcim për gazetën kosovare, “Bota Sot” ka treguar se çfarë do të ndodhë më taksen ndaj Serbisë dhe se ushtarët amerikanë janë të mirëseardhur në Kosovë dhe se gezojnë respekt e dashuri.“Sa i përket taksës, kryeministri Kurti e ka bërë publike që taksën do ta heqë sepse “kontrata jonë me votuesit kosovarë” nuk ka prapa taksën. Jemi votuar në bazë të programit të cilin e kemi adaptuar (së bashku me partnerët tanë qeveritar) në Program qeveritar, dhe jemi të përkushtuar ta zbatojmë në përpikëri” ka thënë Tali.

Sipas tij, duhet kuptuar mentalitetin dhe vlerat amerikane para se të konkludohet një gjë e tillë. ShBA është një vend demokratik ku shprehja e mendimit jo që është e garantuar por për më tepër tashmë është pjesë e identitetit amerikan. Mirëpo vendimet e interesit shtetëror zakonisht kalojnë nëpër disa filtra ku ekspertët e fushës i analizojnë mirë e mirë paraprakisht.