Besa Kokdhima ka publikuar këtë fundjavë këngën e re “C’est la vie”, me tekst dhe muzikë nga vetë ajo, që trajton temën ndoshta më të prekshme sot se kurrë edhe për realitetin shqiptar, atë të dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve

“Më dje gin lotët sytë me t’i pa”, “Sa të vështirë e kam ty me të fal”, “Trupi s’dhëmb kur shpirti është pla gë” dhe shprehja që e kemi vënë në titull “Mashkull lind po burra ka pak”, janë vetëm disa prej shprehjeve me të cilat Besa ka zgjedhur të përshkruajë atë që gratë dhe vajzat përjetojnë dhe mendojnë kur bien pre e dhunës të atyre që i kanë dhuruar vetëm dashuri. Ndërkohë në refren përsëritet dhe fraza “C’est la vie”, pra “Kjo është jeta”, si për të thënë që po, për shumë prej tyre ky është realiteteti dhe ato thjesht vendosin ta përballojnë e ta jetojnë kështu, pa mundur t’i kundërvihen.Videoklipi rrëfen historinë e një vajze të vogël, e cila është dëshmitare e dhunës së vazhdueshme në shtëpi, madje goditet dhe vetë nga i ati abuzues e detyrohet që dhe në shkollë të shkojë me shenjat e dhunës në fytyrë. Në mendje të vijnë menjëherë sa e sa vajza që rriten në mënyrë të tillë, me idenë se dhuna është dicka normale dhe që duhet të binden e të mos flasin se përndryshe do të lëndohen, pikërisht nga ai që duhet të jetë “mbrojtësi” i saj.Ashu siç shprehet vetë këngëtarja, duket se vërtetë i ka shkuar këto fjalë dhe melodinë nga shpirti dhe në fund mund të japim mesazhin që ajo ka dashur të përcjellë: “Kjo është jeta, por s’ka pse të jetë…”