Duke filluar nga dita e hënë, nis zbatimi i masave më shtrënguese kundër koronavirusit. Qytetarët do të duhet të dalin për të bërë pazar vetëm një orë në ditë, vetëm një pjesëtar i familjes dhe duke marrë leje tek autoritetet.

E gjithë procedura do të zhvillohet në e-albania. Por ndërkaq, ata që s’kanë akses në internet apo nuk kanë një smart phone, lejen mund ta marrin thjesht duke dërguar një sms.

Më poshtë, po ju sjellim të gjitha hapat që duhet të ndiqni për të marrë lejen e daljes:

?SI MUND TË APLIKOSH PËR LEJE DALJE:

? Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin.

?SHUMË MË PYESIN: PO UNË QË S’KAM INTERNET APO SMARTPHONE?
? Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes ( psh IxxxxxxxxB 10.00)
Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.

? Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për “Leje për dalje”. Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisej me leje pasi është jetike që ata të qendrojnë brenda.

? Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet ti tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejës ju penalizon me gjobë”.