Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për takimet e ministrave të Jashtëm të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë me krerët e politikës shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se është takuar me diplomatët menjëherë pasi ata kishin mbaruar takimin me Presidentin Ilir Meta, duke shtuar se ky i fundit iu kishte folur, sikur të ishte Presidenti i një vendi kundërshtar me Shqipërinë. Balla tha se në takimin e tij me ministrat e huaj ishin edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, që sipas tij, ishin ndjerë të tri shtuar për qasjen e Presidentit, i cili kishte hedhur vr er mbi Shqipërinë. Më tej, numri dy i PS foli për Reformën në Drejtësi, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin e rëndësishëm që luan Këshilli Kombëtar i Integrimit në rrugën evropiane të vendit tonë.

“Shpreh se kur bie fjala për rrugën evropiane të Shqipërisë ne duhet të jemi gjithmonë së bashku. Edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit, nën drejtimin e opozitës, ka reflektuar këtë qasje pro-integruese. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë të t rishtuar nga qasja që presidenti një orë para takimit me ne kishte pasur me katër krerët e diplomacive. A thua kishin takuar presidentin e një vendi kundërshtar me Shqipërinë. Një president që kishte h edhur v rer mbi Shqipërinë. Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt, por duhet të kemi qasje që shpreh dashuri për vendin tonë. Si me lloj-lloj letrash drejtuar presidentë apo kryeministra të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, e më vjen keq si përfundoi PD të jetë shtojcë e Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën dhe që ne mezi presim që më 26-27-28 mars të marrim një lajm pozitiv.

Jam anëtari më i vjetër i Komisionit të Integrimit, prej 15 vitesh, dhe dua të shpreh vlerësimin që pas shumë kohës Këshilli Kombëtar për Integrimin ka një agjendë intensive, ku iu është dhënë mundësia të gjithë faktorëve për të qenë pjesë komplementare. Në cilësinë e nënkryetarit të këtij këshilli, vlerësoj se ky raport vjen në një moment të rëndësishëm të progresit evropian, pasi të hënën KE publikoi raportin e azhornuar për Shqipërinë, ku kërkohet çelja e negociatave të Shqipërisë me BE. Reforma në Drejtësi vazhdon të mbetet prioritet. Këshilli i Integrimit Evropian duhet të kuptohet nga të gjithë, është institucioni më i lartë, ku të gjithë duhet të vijnë e të raportojnë sa i përket detyrave të shtëpisë. Do kisha dëshirë, që bashkë me Rudina Hajdarin, të vijonim punën intensive. Hajdari është një drejtuese e opozitës që di të ndajë interesin kombëtar nga interesi i vogël partiak. Bashkëpunimi me opozitën parlamentare për çështje të rëndësishme të rrugës evropiane është i rëndësishëm”, tha Balla.