Gruaja e kryeministrit spanjoll, Begona Gòmez, rezulton pozitive për COVID-19 thanë burime qeveritare, duke siguruar që të dy janë mirë dhe janë në Moncloa për të ndjekur zhvillimet në vend pas shpalljes së një gjendje të jashtëzakonshme.

Sanchez, shpalli gjendjen e emergjencës në vend dhe njoftoi dekretin që ndalonte të gjitha udhëtimet për 15 ditë nëse jo për nevoja të provuara. “Eshtë momenti për të qenë të ndergjegjshëm. Masat që ne do të ndërmarrim janë dr astike dhe do të sjellin pasoja,” tha kreu i qeverisë në një fjalim për vendin.

“Ne jemi të përgatitur për gjendjen në gatishmëri. Ne kemi ide, politika të qarta dhe nuk do të shtrëngojmë duart për të mposhtur virusin”. Dhe shtoi: “Fatkeqësisht, masat që do të ndërmarrim do të sjellin pasoja”.

Spanja është vendi i dytë në Europë pas Italisë për numri e të in fektuarve me koronavurus, ku deri tani ka shkuar 5753 nga ku 136 kanë vd ekur. Vetëm brenda 24 orëve te fundit janë inf ektuar 1500 persona.