Greqia raportoi të enjten rastin e saj të dhjetë të koronavirusit. Ai është një person i lidhur me një individ që udhëtoi kohët e fundit në Izrael dhe Egjipt, thanë autoritetet shëndetësore. Greqia të Mërkurën urdhëroi mbylljen e shkollave dhe ndaloi tubimet publike në tre zona në perëndim të vendit si një masë paraprake pasi një person nga rajoni testoi pozitiv për koronavirus, thanë autoritetet. Nd alimi është në fuqi për 48 orë dhe i nënshtrohet rishikimit, thanë autoritetet.