As Gega e as Shkëmbi, trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi.E zbulon vetë presidenti i nderit në klubin e verilindorëve, Safet Gjici, i cili për Top Channel, veç emrit të trajnerit zbuloi dhe kriteret e kontratës që ende nuk është firmosur kjo për shkak se Shehi ndodhet jashtë Shqipërisë momentalisht. Numri një i klubit nuk fshehu ambiciet për titullin, pavarësisht diferencës prej 4 pikësh me Tiranën.“Trajneri i ri do të jetë Orges Shehi. Ai është i ri dhe me përvojë sidomos si futbollist. Unë ja kam bërë të qartë objektivin titull dhe kam besim tek ai. Nëse nuk e fitojmë atëherë do e shkarkoj si të tjerët, kjo është puna e trajnerëve”, u shpreh Gjici.Në vijim Gjici dha një koment për dy emrat e përfolur, Gega dhe Shkëmbi.

“Shkëmbi është një trajnër t zoti kam biseduar me të dhe Skënder Gegën, por nuk e ktheva unë Gegën nga Amerika’’.Në fund një mesazh për Shpëtim Duron. Sipas Gjicit trajneri vet duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në sfidën kur u përmbys nga Tirana.“Duro duhej të jepte vetë dorëheqjen e jo ta shkarkoja unë. Megjithatë i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij’’.