Policia Federale e Gjermanisë i ka dhuruar Policisë Shqiptare 7 automjete të policisë. Në fjalën e tij drejtori Ardi Veliu tha se vlera e këtyre mjeteve është 327 mijë euro, ndërsa theksoi se Rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore. “Presidiumi i Policisë Federale, i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Pol icisë së Shtetit, 7 automjete të markës Mercedes Benz Sprinter që kapin shifrën 327.000 euro dhe sot jemi këtu në këtë ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë, për të marrë në dorëzim nëpërmjet Ambasadorit, zotit Zingraf, këto automjete të kalueshmërisë së lartë, të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, të cilat do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.

Kjo parti mjetesh i shtohet mjeteve dhe donacioneve të tjera të dhuruara nga strukturat e Ministrisë së Brendshme Federale gjermane ndër vite. Rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë, me automjete të reja dhe cilësore, përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore dhe njëkohësisht kushtet e punës dhe shërbimit të punonjësve të Policisë e në këtë rast atyre të FNSH-së, të cilët gjej rastin t’i uroj dhe përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre në detyrat e ngarkuara”, u shpreh Veliu.

Nga na e tij, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf në fjalën e tij tha se tashmë me këto mjete mund të arrihet më shpejt në vendin e ngjarjes. “Me këto mjete tani jeni në gjendje të reagoni në mënyrë moderne ndaj situatave të ndryshme. Duam të bëjmë edhe një hap tjetër përpara,do të dërgojmë trajnues nga policia gjermane. Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë dhe t’ju mbështesin më tej. Ne jemi prezent në Shqipëri duke qëndruar partner edhe në çështjet e sigurisë”, shprehet Zingraf.