Presidenti Thaçi nga e hëna do te thërrase partitë politike për konsultim, lidhur me formimin e qeverisë së re.Ai ka shtuar se do të shikohet mundësia që në çdo formë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve.

“Pas rënies së qeverisë, nga e hëna duke respektuar kushtetutën do të fillojë konsultimet me partitë politike. Fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve të reja si dhe shpërndarjes së Kuvendit. Qeveria aktuale në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët. Duhet të shkohet me një qeveri të unitetit në mënyrë që të shkohet me reformat e nevojshme”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se është i inkurajuar që të gjitha kapacitetet e shtetit janë në shërbim të përballjes me koronavirusin.

“Më vjen mirë që shoh të gjitha kapacitetet e shtetit të Kosovës në shërbim të përballjes me koronavirusin. Këtu në Qendrën e Studentëve që është kthyer në karantinë, është bërë për të mirën e atyre që kthehen dhe për ruajtjen e shëndetit të familjeve të tyre. Është inkurajues gjithë ky vullnet për përballimin e çdo rasti. Mesazhi im si president i vendit është që të preventohet e keqja në këtë betejë. Rrini në shtëpi, dhe kujdesuni për veten dhe shoqërinë. Pra kujdes maksimal, dhe rrini në shtëpi”, ka thënë presidenti.