Sot ka festë në familjen Mamaqi, pasi Amarda Toska ka ditëlindjen! Moderatorja e njohur mbush plot 38 vjeç këtë të enjte, 5 mars, dhe bashkëshorti i saj Ermali ka zgjedhur t’i bëjë një urim të ëmbël. Aktori i humorit ka publikuar dy foto nga festa surprizë që iu bë Amit sot, në ambientin e saj të punës.

Zyra e mbushur plot me tullumbace të bardha dhe një dedikim që shkruan “Yll që shkëlqen” qëndron pas Amit, e cila ka pozuar shumë e buzëqeshur e veshur me ngjyrën e verdhë. Por ëmbëlsira për në fund është urimi i Ermalit, i cili këtë herë është treguar serioz: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Ermal Mamaqi në postimin e tij në Instagram. Ka mjaftuar ky urim që komentet e miqve të tyre të dy nden me fjalë të bukura për këtë ditë të veçantë.