Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social, Facebook, por kësaj radhe jo njoftim për qytetarët lidhur me koronavirusin.

Ai ka zgjedhur të ndajë me qytetarët një video gazmore e cila i referohet reagimit të qytetarëve teksa merrnin mesazhin e kryeministrit Edi Rama me tekst dhe me audio në celularët e tyre.

“Edi Jam, te lutem qendro ne shtepi, laj duart sa me shpesh, hap dritaret, te perqafoj nga larg”, ky ishte mesazhi i kryeministrit Edi Rama për çdo qytetar në këtë situatë të vështirë.

Postimi i plotë: “EDI JAM”. Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë??. (Lexo.al)