Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka rrëfyer shqetësimin e tij si prind për vajzën e tij mjeke, Manjolën, e cila është në krye të detyrës në Itali, në vijën e parë kundër COVID-19. Në një situatë jo të lehtë gjendet edhe ai si baba, teksa pret çdo ditë konfirmimin se vajza është mirë.

“Telefonata e mëngjesit E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njëri-tjetrin.” E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive…Dhe unë pres…pres…pres…”, shkruan Dokle.