Kryeministri Rama mori si shembull Kroacinë, e cila po përgatit të ndërtojë një spital në stadium.

Rama tha se shpreson që situata mos arrijë deri këtu vetëm sepse qytetarët të dalin xhiro.

“Miqtë tanë kroat, por bëjnë gati për spital, edhe stadiumin e tyre në Zagreb. E imagjinoni Air Albania, një spital? Dhe pse? Sepse duan disa të dalin xhiro, e të luajnë domino? Jo, nuk ka asnjë shans mirëkuptimi. Do të përdoret çdo lloj force, që mos të arrijmë këtu”, tha Rama.