Mero Baze

Ilir Meta ka bërë atë që duhet të bënte, me letrën drejtuar Komisionit Evropian. Vendimi I Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, është një akt që shkon kundër kauzës politike të Ilir Metës. Dhe është kundër tij, si në planin afatshkurtër dhe në atë aftagjatë.Ilir Meta ka nisur një lëvizje politike antiperndimore, në themel të së cilës qëndron ideja e një Shqipëria jashtë ndikimit të SHBA dhe Bashkimit Evropian. Ai ka shpallur kauzën e tij kundër “Republikës së Ambasadorëve” I ka shpall l uftë publike zyrtarëve të lart të Perëndimit, të dërguarit të SHBA për Ballkanin si Matew Palmer dhe është kon fliktuar brenda muajit dhe me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë.Nuk është se I ka bërë fshehurazi këto akte. Përkundrazi ai po përpiqet ta kthej në idelogji, qëndresën ndaj Perëndimit në Shqipëri.Në këtë retorikë të tij, kanë rënë si në grackë dhe shumë figura të PD, të cilat mjerisht mendojnë se pafuqia e opozitës, vjen nga ko nflikti me Perëndimin. Në të vërtet, ko nflikti me Perëndimin vjen nga paqartësia e opozitës dhe jo nga pafuqia e saj. Por duke mos dashur të pranojnë dështimet, ata e kanë më lehtë të gjejnë një fajtor, se sa një rrugëzgjidhje. Dhe kanë gjetur fajtor Perëndimin.Në këtë prizëm dhe letra e Metës, drejtuar Komisionit Evropian në thelb është një letër kundërshtuese me vendimin e Komisionit, për ti hapur negociatat Shqipërisë, pasi hapja e negociatave, do të dë mtonte në këtë kohë lëvizjen e tij në rrugë kundër Perëndimit.

Njësoj si ju duk karshillëk I SHBA, takimi I ambasadores Kim me Etidla Gjonin, (dhe ashtu ishte) po ashtu I duket si kundërvënie ndaj tij, fakti që Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që ai ka shpallur këtu lëvizje kundër një “gr ushti shteti”.Por Ilir Meta e shikon BE, edhe si një rre zik afatgjatë. Duke shpresuar të ndërtoj një parti dhe një politikë që “mbron” Shqipërinë nga perëndimi, Ilir Meta është logjike të kundërshtoj dhe në planin afatgjatë, antarësimin e Shqipërisë në BE, e cila do të ishte shumë herë më shka tërruese për të dhe aleatët e vet, se sa Reforma në Drejtësi.Reforma në Drejtësi është një nevojë e një vendi në tranzicion drejt BE, por në nëse ne do jemi vend I BE standartet e Reformës në Drejtësi janë standartet e shtetit ligjor që do kemi. Dhe ai nuk mund ti pranoj dot ato standarte.Ndaj debati kundër letrës së Ilir Metës për Komisionin Evropian është I pavend. AI vlen vetëm si lajm. Vlen vetëm si konfirmim I qëndrimeve të tij, të dy viteve të fundit, që janë një profil I ri politik, që po synon të krijojë një parti sovraniste, antiperëndimore dhe që tenton të mbaj Perëndimin larg Shqipërisë.Nuk ka aty asgjë personale. Nuk është I shqetësuar se do të gëzohet Edi Rama po u hapën negociatat. Është I shqetësuar nëse hapen, pasi ato janë kundër revolucionit të tij që po tenton të marrë jetë në rrugët e Shqipërisë, duke marrë ushtarë “bedel” nga PD, në kushtet kur ajo është shpa rtalluar nga vendosmëria e një plaku që nuk ikën pa e shk atërruar dhe qetësia e një të riu që nuk ikën dhe po u shk atërrua.