Në një kohë kur pjesa dërrmuese e sporteleve dhe e shërbimeve janë ndërprerë si pasojë e karantinimit për tu mbrojtur nga koronavirusi, portali qeveritar i shërbimeve E-Albania vazhdon të japë shërbime gjatë gjithë kohës online.

Me anë të një video E-albania shpjegon se gjatë ditëve që vendi është vendosur në karantinë janë rritur jashtëzakonisht aplikimet për të marrë shërbime dhe janë dhënë shumë më shumë shërbime se zakonisht.

Janë pranuar rreth 10 mijë aplikime për pasaporta dhe karta ide ntiteti, rreth 3 mijë aplikime për vërtetim pensioni, 2 mijë aplikime për vërtetimin e kontributeve për individin dhe 111 aplikime per riskedulimim për takom të planifikuar për konsulta mjeksore.