Kryetari i PD, Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta and American Ambassador in Tirana Donald Lu during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Nga Flogert Muça/ Sot u konfirmua ajo që ishte thënë prej javësh. Lulzim Basha ka ‘dekretuar’ Ilir Metën si kryetar opozite, duke u sjellë vetë e bashkë me të edhe partia e militantët e tij, si ushtarë të ‘komandantit’ Ilir Meta. Pafuqia e Bashës për të ngritur kauza e mbjellë shpresë e ka bërë që të dorëzohet përpara këmbëve të Ilir Metës.

Sot Ilir Meta në gjithçka thoshte dukej që inatin dhe vrerin e ka me SHBA dhe BE, që janë bërë sipas tij palë me ata që duan të bëjnë grushtin e shtetit. Ilir Meta sot shante e shfrynte ndaj të gjithë atyre që kanë bërë reformën në drejtësi. Ndërsa Lulzim Basha, që është njësh për të qenë dyshi, duartrokiste bashkë te demokratët ‘e mjerë’ që teksa mallkonin veten pse ishin aty, shihnin kryetarin e tyre të pashpresë që nuk frymëzon, që ishte frymëzuar nga Ilir Meta.

Ajo që ndodhi sot ishte shpërbërja finale e PD-së, e cila me kokën ulur kishte vajtur sot për të shpallur Ilir Metën kryetar partie, ndërkohë që ky i fundit merrte përgjigjen e fortë nga SHBA që ”flamuri ynë në protestë nuk ishte nga ne dhe se  nuk është mbështetje e jona për protestën”. Lulzim Basha sot e futi veten në ‘thesin’ e Ilir Metës, ku turivarur e me një qeshje të sforcuar mezi qëndronte në ‘varrimin’ e PD-së, e cila tani mund të themi së është shkrirë e quhet LSI.

Ilir Meta nga ana tjetër sot nuk kishte popullin në shesh, kishte militantët me besnikë të PD e LSI të cilët ishin gati ta quanin kryetarin e tyre. Edhe vetë ai besoj se është zhgënjyer që nuk kishte njerëz as deri të Rogner, por fundja nuk kanë rëndësi numrat, pasi krytar opozite atë e shpalli sot Lulzim Basha dhe gjithë shpura e tij, duke i bërë gjëmën e radhës PD-së. Tani frenat e opozitës i ka marrë Ilir Meta. A do të reagojë PD ndaj Bashës? A do të rigjejë identitetin e humbur PD pas masakrimit dhe degjenerimit që Lulzim Basha po i bën? A do të ngrihen demokratët ta nxjerrin Bashën nga zyra apo do të lejojnë vazhdimin e shpërbërjes së PD-së? Këto përgjigje i kanë në dorë demokratët. Nëve na mbetet të presim e të shohim.