Neymar e ka të pamundur të respektoj rregullat, në çdo rast e sheh veten në qendër të kritikave. Ylli i PSG, braktisi Francën duke udhëtuar drejt Brazilit, i detyruar të qëndroj në karantinë. As në këtë rast, ku nuk bëhet fjalë për çështje qejfi, Neymar e ka të pamundur të respektoj rregullat.

Neymar

Ka qenë vetë futbollisti ai i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet duke luajtur me disa miq të tij, pa masa mbrojtëse dhe pa respektuar distancën. Fotot e publikuar nga sulmuesi brazilian nuk janë pritur mirë, të shumë ishin fansat që kritikuan futbollistin e PSG.