Me shtimin e 11 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ndaj COVID-19, që e ka çuar në 24 orët e fundit në 197 numrin total të të prekurve, një lajm i mirë vjen për të shëruarit nga kjo sëmundje.

Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik, bëri me dije sot se deri tani kemi 33 të shëruar që kanë rezultuar negativë edhe pas testeve të kontrollit.

Midis tyre janë 6 punonjës shëndetësorë, më saktësisht mes të shëruarve, tre janë mjekë.

Ajo po ashtu shtoi se në spitalin Infektiv janë shtruar 74 persona, 4 prej tyre në gjendje kritike për jetën nën shërbimin e kujdesit intensiv.