Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula Von Der Leyen tha se BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të hapin çezmat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.

Von Der Leyen:

‘Sot është rreth ekonomisë. Koronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur.

E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin.

Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur Europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale.

Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje.

Sot kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të pompojnë sa më shumë para për t’u përballur me pandeminë koronavirus’.