Nga Lorenc Vangjeli

Presidenti i Republikës Ilir Meta e premton dy marsin si takim me historinë. Premton se manifestimi do të jetë një mundësi që i jepet popullit të marë në dorë fatin e tij në një referendum çlirimtar prej “otomanëve” të Tiranës. Ftesa për krye ngritje ku ndër gr ushtit të shtetit, për riinterpretim të kushtetutës në frymë dhe në gërmë dhe me gjasë, edhe dekreti për shpërndarje të parakohshme të parlamentit në një moment të caktuar, nuk ka asgjë të keqe në thelb. Tenton që të afrojë një lloj VAR-i me sy të mbyllur nga emocionet, në lojën politike të vendit, një shans më shumë për rregullat që t’i shmangen gabimit njerëzor dhe mëk atit fillestar të pushtetit, që kërkon gjithmonë e më shumë pushtet. Fakti që theksojnë kritikët e presidentit se njeriu që duhet të jetë mbi palët, bëhet edhe vetë palë dhe thelbi që beteja an tigrusht shteti bëhet në një bulevard që e ka provuar realisht se çfarë është grushti i shtetit, siç pohojnë mbështetësit e tij, as nuk ka dhe as nuk mer rëndësi. Arsyeja e vërtetë që i ka nxjerrë palët në rrugë është reforma në drejtësi, e cila për ironi të fatit, ka mbetur dhe vetë në rrugë. Por mbasi ka mbërritur në pikën, nga e cila, kthimi mbrapsht është shumë herë më i dë mshëm, më i rre zikshëm dhe më i gabuar sesa ecja përpara!

Edi Rama e Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Doktori i zemrës dhe shumë nallbanë mushkash lokale, të huaj që ishin bërë si të shtëpisë në Tiranë dhe të huaj që u shqiptarizuan me hilet e Tiranës, e kuptojnë shumë më mirë se gjithë të tjerët, ngërçin ku ka hyrë reforma. Që deri më tani ka mohuar, por nuk ka pohuar. Se ka shkat ërruar, por nuk ka ndërtuar. Se ka vrarë, por nuk ka shëruar. Se ka ndëshkuar, por nuk ka dhënë ende drejtësinë e kërkuar; thjesht e ka shndëruar gjahtarin e djeshëm, juristin me pushtet, në prenë që përndi qet dhe premtohet të ndëshkohet edhe më tej. Shënjestrat e paracaktuara të reformës, janë ende në liri, ndërsa shumica dërmuese e qytetarëve që kanë punë me sistemin, po vuajnë gjithmonë e më shumë mosfuksionimin e sistemit. Të gjithë janë aksionerë që ngrehina e vizatuar mirë në letër, në praktikë po premton të bëhet një lëmsh përfundimtar që nuk mund të zgjidhet. Dikush duke e përshpejtuar e dikush duke e frenuar, për paradoks kanë mbërritur në pikën që nëse vetë sistemi gjyqësor nuk vritet, nesër do të bëhet më i fuqishëm. Ndoshta edhe më i pakontrolluar dhe i paekuilibruar në raport me pushtetet e tjera. Sipas parimit të enëve komunikuese, rriten në mënyrë eksponenciale mundësitë që drejtësia të marë pushtet edhe mbi ato pushtete: mund të imagjinohet një pushtet drejtësie edhe me një axhendë gjysmë të fshehtë politike?

Shembulli i tmerrshëm i asaj që ndodhi me Italinë demokratike të viteve 90-të, kur dihej se çfarë iku, por çfarë e zëvendësoi ishte tm err, në Shqipëri mund të shkojë në eks treme të tjera. Shtetarët e mëdhenj të vendit fqinjë, ata që e patën politikën profesion, u zëvendësuan nga ata që e kthyen profesionin e politikës në një zeje ku kushdo mund të fuste duart e hundët. Në Shqipëri mund të largohet Saliu, por ardhja e Salianjit është më shumë se fat i keq. Në Shqipëri nuk bëhet fjalë për një parti që duhet të ikë, për një klasë politike që duhet të transformohet totalisht, por për një sistem të tërë që duhet të ndryshojë. Ky është thelbi i asaj që duhet realisht të ndodhë. Duke nisur me identifikimin e hapit të parë vendimtar: ndreqja dhe harmonizimi i të tërës dhe jo prirja për të arnuar pjesë-pjesë pjesët.

Shqipëria ka nevojë për një reformë të gjerë kushtetuese. Çfarë është votuar me referendum në nëntorin e vitit 1998, tashmë është denatyruar plotësisht. Kostumi i dikurshëm ligjor i Republikës është arnuar kaq herë sa askush nuk i dallon më ngjyrën origjinale. Ndryshimet kanë reflektuar humorin e çastit, emocionet e çastit dhe mbi të gjitha, interesat e çastit të një gru shti shumë të vogël njerëzisht që kanë imponuar vullnetin e tyre mbi dokumentin themelor të shtetit duke ndryshuar vetë natyrën Republikës. Shqipëria nuk është më një Republikë parlamentare, siç shkruhet në kushtetutë, por një republikë presidenciale, siç është realisht në praktikë. Si në SHBA. Madje ndryshe nga ana tjetër e Atlantikut që ka kufizim deri në dy mandate për presidentin, kryeministri në Tiranë mund të jetë i përjetshëm dhe i gjithëpushtetshëm. Si tani që quhet Edi Rama, si atëherë kur quhej Sali Berisha. Parlamenti dhe parlamentarët, prodhim i partitokracisë, i ngjajnë rezervatit të peshqve, që i jep liri notit deri në kufinjtë e rrjetës. Deri në momentin kur peshku i rradhës i nevojitet grepit të kryetarit të përhershëm të partisë. Reforma kushtetuese duhet të ripërcaktojë qartë ndarjet e pushteteve dhe ekuilibrin mes tyre, si kusht i parë, i vetëm dhe i panegocieushëm dhe si i vetmi shans për të funksionuar ndryshe. Zgjidhja për krizën ciklike në Tiranë, mitrën e të gjitha krizave që i kanë marë frymën Shqipërisë, fillon nga rishkrimi pa hipokr izi i rregullave të lojës. Nuk ka të bëjë as me emocione bulevardi, as me vetësiguri zyrash pushteti. Nuk ka të bëjë as me një gjyqtar kushtetues që do ta marë Rama dhe as me luftën për një gjyqtar kushtetues që i takon Metës. Dhe aq më shumë, nuk është një luftë për SPAK-un. Ministrat nuk vri ten me president! Sado keq të luajnë skuadrat në futboll, zgjidhja nuk vjen nga hyrja e tifozëve në fushë. Publiku mund të ndikojë vetëm në dy raste në politikë, me votën në zgjedhje dhe me referendum. Pjesa tjetër është vetëm politikë dite. Që ka nevojë të dëshpëruar për të pasur vullnetin që gjen edhe në qëndrimin e kundërshtarit. Me shpresë se edhe kundërshtari do të bëjë të njëjtën gjë. Zgjidhja e krizës në Tiranë është e thjeshtë. Të gjithë i vijnë rrotull, por askush nuk e kërkon. Njëlloj si ato kabinat e vjetra të telefonave me monedha që gjenden ende nëpër rrugët e Tiranës. Të gjithë i shohin ku janë, por askush nuk i përdor më. Sepse nuk ju interesojnë! Ndaj në zyra pushteti dhe në bulevardin e protestave dhe manif estime vazhdon të luhet e njëjta lojë: loja për të vazhduar lojën!