Zyrtarë dhe analistë në Prishtinë shpresojnë që nismat e përbashkëta diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin vetëm në letër. Dy propozime të ministrit shqiptar, Gent Cakaj, për njohjen e Kosovës dhe për integrimin europian shihen si të domosdoshme.Shqipëria dhe Kosova pritet të firmosin dy marrëveshje për politikën e jashtme në mbledhjen e radhës mes qeverive.

Ndarja e shpenzimeve dhe e detyrave në lobimin për njohjen e Kosovës, si edhe bartja e përvojës së Shqipërisë te Kosova për integrimin europian, ishin dy nga propozimet e bëra dy javë më parë nga ministri shqiptar në detyrë i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.Për këtë të fundit, ministri i Kosovës për Integrimin Europian, Blerim Reka, thotë se ende nuk është institucionalisht i njohur me idenë e ministrit Cakaj.Njohësit vendës të procesit të integrimit europian thonë se nisma të tilla janë përmendur edhe më parë, por që nuk ka pasur diçka konkrete.Ndërsa idenë që brenda këtij viti dy vendet do të bashkërendojnë lobimin për njohjen e Kosovës, e vlerëson profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti.Në aspektin diplomatik, Kosova dhe Shqipëria numërojnë një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh bashkëpunimi, por zbatimi i tyre ka mbetur prapa.