Kryeministri Edi Rama foli sot nga Kuvendi duke thënë se shumë shpejt do të votohet në Parlament aministia penale dhe fiskale. Qëllimi është që të gjithë njerëzit të formalizojnë të ardhurat e tyre, qoftë emigrantët që kanë bërë punë në të zezë.

“Siç e kam thënë, shumë shpejt do paraqesim planin ekonomik për vendin dhe ta kthejmë Rindërtimin në gravitetin e një bumi zhvillimi ekonomik dhe social. Me shumë më tepër investime dhe me një rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Në këtë aspekt, amnistia penale dhe fiskale është një domosdoshmëri për ti dhënë shqiptarëve që prej 30 vjetësh kanë punuar dhe jetuar me punë të ndershme në emigracion në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar të ardhurat që nuk i kanë deklaruar për 1001 arsye dhe duke i deklaruar në bankat e vendit.

Në këtë vend ka shumë asete të paformalizuar ose nuk janë me emrin e të vërtetëve. Të vërtetët do kenë mundësi të dalin nëse nuk duan që pas përfundimit, asetet të jenë pjesë e ligjit të aseteve kri minale. Nuk është e mundur më që vendi të mbajë në kurriz peshën 30 vjeçare të pasurive kriminale. Këtë çështje e kemi adresuar dhe kemi filluar një betejë, do e çojmë deri në fund. Për fat të mirë, institucionet e drejtësisë, posaçërisht SPAK po vërteton se janë në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, theksoi se paratë e fituara nga krimi nuk mund të amnistohen, qofshin ato të njerëzve të thjeshtë, politikanëve, policisë, punonjësve të shtetit, prokurorëve apo gjyqtarëve. “Vendimet e Gjykatës Speciale tregojnë se janë në rrugën e duhur dhe askush nuk do shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Por natyrshëm kjo ka krijuar një pasiguri e cila nuk ka bazë se OFL nuk ka subjekt të veprimtarisë së vet. Por ama, duke e ditur të gjithë ata që janë shqetësuar se kanë para të fituara nga puna në të zezë, se kanë asete të padeklaruara, janë vënë në pasiguri.

Për të plotësuar këtë pasiguri dhe për të formalizuar të gjithë ato që vijnë nga puna e ndershme, të gjithë emigrantët që kanë shkuar dhe kanë kaluar kufirin e botës, nuk i ka pritur njeri krahë hapur dhe kanë kursyer për të mbajtur familjen dhe veten. Këto janë të ndershme dhe do të hapim rrugën për futjen në banka. Sigurisht që nga amnistia e përgjithshme fiskale, do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga krimi dhe amnistia do të jetë fiskale dhe penale e do të votohet këtu, prandaj nuk do ketë njeri shans ta kthejë.

Ata që i kanë nga kr imi janë të paamnistueshëm, ashtu si të politikanëve, të policisë, të punonjësve të shtetit, të avokatëve apo të gjyqtarëve. Paratë e tyre nuk mundet asnjëherë të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme. I takon institucioneve të drejtësisë që të shohin burimet e të ardhurave të politikanëve dhe gjykatësve. SPAK do kalojë në fazën tjetër”, theksoi Rama. Ndër të tjera foli edhe për OFL ku tregoi përse nuk i prek politikanët.

“Do të shoh dhe do të thërras, ashtu sikurse është edhe në formularin e Bundestagut, ashtu si do të jetë edhe në kërkesën e KE që gjykatësit e prokurorët të mos përgjigjen para vettingut por para drejtësisë që rezultoi e papërgjigjur gjatë procesit të vettingut. Sqaroj se OFL ka objekt të ofensivës së vet persona që e kanë kryer procesin gjyqësor. Pra persona të dën uar, ndërkohë që politikanët dhe gjykatësit, apo prokurorët janë subjekt i deklarimit të pasurive prej vitesh dhe i takon drejtësisë që të shohin për çdo rast sipas nevojave të tyre për hetime burimin e pasurisë së politikanëve apo gjykatësve.

Veprimtaria e OFL është e fokusuar tek ndarja me thikë mes parasë të fituar nga puna, qoftë e fituar e deklaruar apo e padeklaruar siç janë emigrantët që kanë bërë punë në të zezë apo siç është paraja e shumë sipërmarrësve që nuk i kanë deklaruar të ardhurave nga puna. Kjo do të bëhet duke i amnistuar me një komision, me një taksë që do të jetë shumë e favorshme siç është në të gjitha amnistitë fiskale dhe penale të planetit, ama me një afat të caktuar.

Pasi afati i amnistisë të mbarojë, nuk ka asnjë tolerim dhe konsiderohet para e krimit. Amnistia do të vijë në parlament shumë shpejt, do të konsultohet paraprakisht dhe do të vijë në parlament për tu bërë pjesë e këtij procesi për një zhvillim të ri ekonomik dhe social të vendit. mNga ana tjetër, do të kemi masa të kësaj natyre, por dua ti them që këto masa, amnistia ta shohë që nuk mund të ndajë partitë, individët që përfaqësojnë këtë popull se janë në interes të të gjithë familjarëve që janë në emigracion, kanë një biznes të vogël apo një biznes në Shqipëri. Nuk është në interes të neve këtu se nëse kemi të fshehura, nuk ka amnisti që na mbron”, përfundoi kryeministri.