Andrea Agnelli i hedh benzinë zjarrit. Presidenti i Juventusit thumbon Atalanta dhe pjesëmarrjen në Champions: “Mund të diskutojmë mbi faktin që vetëm sepse je në një vend të madh duhet të futesh automatikisht në kompeticione. Kam respekt për Atalantan, por pa histori ndërkombëtare dhe me një paraqijte të madhe arriti që të kualifikohej në kompeticionin më prestigjoz për klube! A është e drejtë kjo?!
“Pastaj mendoj: Roma që ka kontribuar për vite për të mbajtur renditjen UEFA të Italisë, ka pasur sezon të keq dhe mbetet jashtë, duke pasur pas oja ekonomike! Duhet edhe të mbrosh investimet dhe kostot”.