10 doktor dhe 20 infermierë janë drejt nisjes në shtetin fqinj, Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusit. Të veshur me veshjen mbrojtëse dhe maska ata do të japin kontributin e tyre për të përballuar situatën me koronavirus, por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përjeton një nga momentet më të vështira në kohërat moderne. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.