“Zh veshja në Instagram! Bukuri apo vulgaritet?” ka qenë kjo tema e diskutimit këtë të shtunë në op Culture. Të ftuar kanë qenë një ndër vajzat më të ndjekura të Instagramit, modelja Redona Koçi si dhe Zhaklina Lekatari, Flavio Qarri, Kilda Hysenbegasi dhe Niko Komani.Diskutimi ka qenë mjaft i nxehtë dhe Flavio është shprehur kundër këtij fenomeni duke thënë se në Shqipëri është përhapur një epidemi kuçklliku dhe rëndom në portale shkruhet për djem që merren me drogë dhe për vajza të cilësuara nga Flavio si “putana”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, të pyetur nga moderatorja Dojna Mema nëse zhveshja në Instagram është liri personale apo biznes, Zhaklina dhe Flavio kanë qenë të mendimit se Instagrami është kthyer në biznes eskortash. Në këtë pikë ka ndërhyrë Kilda, e cila ka thënë:“Pse duhet ti quajmë eskorta kur poston foto me bikini ndërkohë që mund të jetë duke reklamuar një bluzë.”

“Sa më pëlqen kjo fjala eskortë, është një fjalë kryevepër, pse nuk ju themi siç e kanë emrin ku*vë. 10 mijë vite njerëzim dhe të zgjedhësh të bëhesh kurvë, zemra ime pse nuk mendon të bëhesh një gjë tjeër”- ka përfunduar Flavio.