VMRO-DPMNE-ja është në bisedime me më shumë parti politike për koalicion para dhe pas zgjedhor, duke mos përjashtuar edhe subjektet politike shqiptare. I pyetur lidhur me mohimin e Lëvizjes BESA për negociata me VMRO-në, Mickovski përsëriti qëndrimin e sekretarit të partisë së tij Igor Janushev.

Partitë shqiptare nuk kanë vendosur ende se në cilin krah do të jenë, edhe pse Zaev i ka bërë ftesë të hapur për koalicion në zgjedhjet e parakohshme të prillit.

Nga një anë PDSH është në bisedime me LSDM, kurse BESA e konsideron retorikën e VMOR- DPMNE si jo serioze. Më pas BDI është më e fshehura. Partia e cila i duhet më shumë Zaevit për të krijuar qeverinë nuk ka vendosur ende pikat mbi i se në cilin krah do të jetë.Kujtojmë se në të shkuarën partia VMRO- DPMNE me kryetar partie Gruevskin ka pasur shumë konflikte dhe përplasje.