Muzika shqiptare u trondit fort këtë të premte, ku këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ajo gjeti vdekjen në moshën 86-vjeçare pas një lëngimi të gjatë.

Mësohet se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj, sa i takon funeralit. Ajo iu ka kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave. Po ashtu ajo ka kërkuar që ta varroshin në fshatin e lindjes në Pagarushë të Malishevës.