Kevin De Bruyne është i bindur se është gati të heqë Critiano Ronaldon dhe Lionel Messin nga froni për Topin e Artë. Legjenda portugeze dhe ai argjentinase kanë dominuar çmimin më prestigjioz personal në dhjetë vitet e fundit. “Nuk jam shumë larg tyre. Thjesht mundohem të tregoj më të mirën time. Normalisht që të ndihmon fakti që nominohesh për Topin e Artë, por në radhë të parë ka rëndësi paraqitja e ekipit.

Në vitet e fundit kam qenë ndër 30 më të mirët në botë dhe ndihem mirë sepse punoj shumë për t’u vlerësuar në këtë sport kaq kompetitiv. Mendoj se jam një futbollist më i kompletuar se sa isha dy vite më parë.”