Mbrëmjen e kaluar Tayna ka qenë e ftuar speciale në një club dhe si gjithmonë vendi ishte i mbushur plot.Reperja ka performuar këngët e saj më të suksesshme derisa… upsss… një incident me veshjen i tërhoqi vëmendjen të gjithëve.Teksa po kërcente me një nga këngët hit të saj, bluza crop top që kishte veshur iu zbërthye dhe reçipetat i dolën sheshit.Pas kësaj Tayna është përpjekur ta kalojë me sportivitet duke u kthyer pas dhe e mbërtheu me stil.

Videon e këtij momenti pikant, Tayna e ka publikuar vetë në Instastory dhe shkruan: “UPS, e bëra përsëri. Mendoj se zemra ime është shumë e madhe”.