Arbitrat në Kategorinë Superiore, sa vijnë dhe i thellojnë më tepër gafat e tyre, duke e vendosur ata rezultatin e ndeshjes.Sot ishte rradha e arbitrit, Andi Koçi, i cili përcaktoi rezultatin e ndeshjes Partizani-Bylis që përfundoi me rezultatin 2-2.Gafa më flagrante e arbitrit Koçi, ishte në minutën e 55-të ku Partizanit i anulohet një gol i rregull i shënuae nga Braun.Arsyetimi i anulimit sipas gjyqyarit ishte se gjatë aksionit Çinari ka prekur topin me dorë, ndërkohë siç shihet nga pamjet gjithçka është e rregullt, duke mos pasur asnjë prekje të topit me dorë.

Një tjetër rast ishte dhe në minutën e fundit të takimit ku Guindo barazoi shifrat.Siç shihet dhe nga pamjet duket se goli është mjaft i dyshimtë, pasi edhe në këtë rast pamjet tregojnë se topi mund të mos e ketë kaluar plotësisht vijën fatale.