Romelu Lukaku ka folur për faqen e Interit në kuadër të derbit, duke u shprehur se fitoren 4-0 të Interit nuk e harron. “Nuk e di nëse do të le shenjë tek Interi, por qëllimi im është të punoj, të rritem dhe të bëj më të mirën për këto ngjyra. Nuk e harroj fitoren 4-0 në derbin e vitit 2009. Sapo ishte bërë profesionist. E pashë atë ndeshje dhe më bënë përshtypje Eto’o dhe Milito, por mbi të gjithë kujtoj golin e Thiago Mottës.”