Këngëtarja Valbona Mema ka humbur një person shumë të dashur në jetë. Mamaja e saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Valbona me anë të një fotoje në Instagram përmes së cilës i ka dhënë lamtumirën. “Lamtumirë motra ime e shtrenjtë…qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, ka shkruar ajo.

Motra e Valbonës është nëna e këngëtares së njohur Xhesika Polo, e cila ka njoftuar se lamtumira do t’i jepet në orën 15:00 në Tufinë. Humbja e saj është një moment i vështirë për Xhesikën, Valbonën e për të gjithë familjarët.