Pjesë e ceremonisë për pavarësinë e Kosovës, ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila uron pavarësinë e Kosovës.’Urime për pavarësinë e Kosovës’, shkruan Yuri Kim. Në ceremoni ishte edhe presidenti Meta, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre.

SHBA është një nga aleatët që ndihmoi dhe luftoi për një Kosovës të pavarur dhe sot qeveria Trump është e përfshirë drejtpërdrejtë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt mes Kosovës dhe Serbisë.