Rej Manaj do të nisë nga stoli ndeshjen e sotme të Barcelonës kundër Getafe-s në ‘Camp Nou’. Futbollisti i kombëtares shqiptare të premten u vendos të grumbullohej nga trajneri Setien për këtë takim, një ndeshje e cila është e para për Rei Manajn me këtë bluze historike të futbollit botëror.Ky grumbullim erdhi si pasojë e dëmtimit të Suarez dhe Dembele-s, të cilët kanë lënë një boshllëk të madh të fazën e sulmit. Manaj u mor në janar nga skuadra B e Barcelonës, por fati ka bërë që tani të stërvitet me Messi-n e shokë.

‘Kurir’ është tronditur shumë pasi në titull shkruan: “Lajm tronditës nga Kamp Nou, futbollisti shqiptar përkrah Lionel Mesit. Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës?”