A mendoni se kali po ju sheh në sy apo po shikon drejt? Ja çfarë do të thotë kjo për ju. Po të sheh në sy: Bëni pjesë në 40%-shin e popullatës që beson se kali po shikon drejt? Në këtë rast, duhet të dini që hemisfera e majtë e trurit tuaj është më e përdorura mes të dyjave, që do të thotë se një nga cilësitë tuaja kryesore është arsyetimi logjik-emocional. Që prej fëmijërisë iu është dukur banale të bëni punë skolastike dhe të mësoni gjëra skolastike përmendësh. E rëndësishme për ju është të jetoni çdo ditë, Qoftë gjë e mirë apo e keqe.

Kali po shikon në horizont: Nëse keni zgjedhur këtë përgjigje, ndani të njëjtin mendim me 3 nga 10 persona, ose 30% të popullatës botërore. Këta persona përdorin më tepër hemisferën e djathtë të trurit e cila është e lidhur me kreativitetin, artin, imagjinatën dhe aftësitë manuale. Persona si ju e kanë shumë të thjeshtë të flasin se sa të shkruajnë, është në natyrën tuaj të rrethoheni gjithmonë nga njerëz që ju duan. Mos ndryshoni kurrë sepse do të humbisni shumë virtyte që ju bëjnë vërtet njerëz specialë.

Po i shikon të dyja: Arrini të shihni që kjo bishë e fuqishme po ju vëzhgon ndërsa sheh edhe në horizont? Mirë, atëherë bëni pjesë në 30%-shin e lexuesve që e kanë konsideruar këtë përgjigje të saktë. E vërteta është që jeni me shumë fat sepse me shumë mundësi të dy hemisferat e trurit tuaj funksionojnë shumë mirë. Ç’do të thotë kjo? Keni një kapacitet natyror të jeni një urë lidhëse mes njerëzve. Harmonia mbizotëron në trupin tuaj dhe ndiheni shumë mirë me veten. Duket se asgjë nuk ju shqetëson!