Të maskuar dhe të trajnuar për më se 6 muaj… Kjo është skuadra e Operacionit Forca e Ligjit që do të luftojë kriminelët.Struktura ka qenë ekzistuese në Policinë e Shtetit, por me krijim i SPAK, do të jetë mekanizmi me anë të së cilit do të vihet në zbatim ligji special i miratuar ditën djeshme me akt normativ nga qeveria, Anti-KÇK.Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një moment i stërvitjes së këtyre “superpolicëve” që pritet të dalin në terren ditën e hënë.

Statusi i plotë:
OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar?. (Lexo.al)