Elita Rudi, Gjiko dhe vogëlushi Zëri ndodhen në Verona të Italisë. Moderatorja dhe reperi kanë publikuar foto të mbushura plot dashuri në rrjetet e tyre sociale dhe në një ndër fotot, Gjiko ka treguar tatuazhin e tij të ri, të realizuar vetëm së fundmi.

Në pulpën e këmbës, reperi ka bërë tatuazh skicimin e familjes së tij, me duar të shtrënguara, dhe është padyshim një ndër tatuazhët më domethënës që kemi parë!