Atalanta është Internazionale i vërtetë, dhe jo zikaltrit e tjerë Interi i Milanos. Skuadra e Gasperinit ka shënuar plot 70 gola këtë sezon, por asnjë prej tyre nuk është shënuar nga një lojtar italian. E pabesueshme, por e vërtetë, kombësitë që kanë gjetur rrjetën me Atalantën janë kolumbiane, serbe, argjentinase, kroate apo edhe shqiptare.

I vetmi titullar në formacionin e begamaskëve zakonisht është vetëm portieri.