Eriksen përpara mbrojtjes apo si fantazist në mbështetje të Lukakut? Një modul tradicional 3-5-2 apo një më fantazioz 3-5-1-1? Po Handanoviç? A do t’ia dalë kapiteni i Interit? Janë të shumta pikëpyetjet në prag të këtij derbi që për zikaltrit shkon përtej fitores së sfidës brenda qytetit, duke përfshirë në vetvete edhe luftën për titull nisur nga nevoja për të qëndruar në ritmet e Juventusit dhe Lacios. Është një Antonio Konte shumë i kujdesshëm në konferencën për shtyp, me më shumë dëshirë për të shpërqendruar sesa informuar gazetarët.

Çfarë diference ka, sipas jush, me derbin e vajtjes?

Ndryshimi thelbësor është që në vajtje ishim në fillim të kampionatit, në javën e katërt. Asnjëra nga dy skuadrat nuk e dinte rrugën që do të kishte ndjekur. Milani kishte një tjetër trajner. Në çdo rast derbet janë gjithmonë shumë të ndiera, ai i Milanos është shumë i rëndësishëm. Duhet të përqendrohemi te ndeshja dhe te pikët sepse fitorja do të kërkojë një sforco jo të vogël.

Është momenti për një tjetër hap përpara në terma vetëbesimi?

Nisim një seri ndeshjesh kyçe, një cikël intensive që do të mund të thotë më shumë mbi ne kur ta kemi përfunduar. Do të mësojmë, pra, më shumë rreth projektit tonë.

Si ndihet Handanoviç?

Siç e dini për këtë do të flasë stafi mjekësor, kështu është e drejtë, janë më kompetentë se unë.

Është i vështirë të përgatitet një derbi me 19 pikë avantazh në klasifikim?

Absolutisht po, sepse Milani vlen më shumë se pikët që ka në klasifikim. Janë një skuadër e shkëlqyer që ka shtuar një kampion si Ibrahimoviçi, i cili garanton siguri dhe eksperiencë.konte

Një armik më shumë për ju nesër (sot) mund të jetë presioni i përballjes jo vetëm me Milanin në fushë, por edhe në distancë me Juven e Lacion?

E dimë çfarë kalendari kemi përpara. Së pari, Milanin. Një derbi fsheh shumë të panjohura. Siç e përsëris shpesh, ne duhet të bazohemi te plani ynë, vetëm aty. Me siguri pas këtyre ndeshjeve do t’i kemi idetë më të qarta. E rëndësishme është të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të punojmë me intensitet dhe përulësi.

Tani keni Eriksenin. Mund të ndryshoni modul? Është gati për derbin?

Jemi të lumtur që e afruam. Ka karakteristika thelbësore. Do të përpiqemi të punojmë me të, nga pikëpamja sulmuese dhe mbrojtëse. Për të është një botë e re: në Itali ka më shumë taktikë krahasuar me vendet e tjera, ku shpesh nuk janë të fiksuar në disa situata. Është e drejtë t’i jepet koha të ambientohet me idenë tonë të lojës.Konte

Për sa kohë do të ketë nevojë?

Shpresoj jo shumë, sepse kemi nevojë për të. Ka luajtur dy ndeshjet e fundit, me siguri i duhet kohë për të kuptuar detyrat e mia. Megjithatë, është një lojtar inteligjent, jam shumë i lumtur që e kam.

Ju shqetëson fakti, në aspektin futbollistik, që do të keni përpara një si Ibrahimoviç?

Mendoj se është e drejtë që në ndeshjet më të forta të gjithë të jenë në gatishmëri. Përfiton spektakli. Po flasim për një kampion që ka sjellë me vete personalitet. Kam respekt të madh për të, mendoj se emocionet do të jenë të forta edhe për Ibrën.: