Në aksin Qafë Priskë-Shëngjergj dhe në urat e Baldushkut janë vendosur mbrojtëset metalike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se “vendosja e mbrojtëseve metalike në aksin Qafë Priskë-Shëngjergj dhe në urat e rrugës së Baldushkut rrit sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit e këtyre segmenteve”. Sipas MIE, mbrojtëset metalike i bëjnë këto segmente rrugore më të sigurta për qarkullimin e mjeteve.

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj mbetet një ndër segmentet rrugore më problematike gjatë stinës së dimrit dhe temperaturave të ulëta. Vendosja e mbrojtëseve metalike ka për synim garantimin e sigurisë maksimale për udhëtarët në të gjithë akset e vendit.