Aurela Hoxha ka marrë pjesë në evenimentin ‘Boss & Vogue Italia’ në Milano ku edhe ka rënë në sy me fustanin e saj të kuq që i tregonte më shumë se ç’duhej.

E çara anash fustanit i tregonte më shumë se ç’duhej dhe të shumtë ishin ata që shkruanin se Aruela nuk kishte veshur të brendshme. Mesa duket, Aurela nuk i ka pritur aspak mirë këto komente.

Me anë të një postimi në Instastory, Aurela shprehet se ka veshur të mbathura dhe se të gjithë ata që aludojnë të kundërtën duhet t’u vijë tu.rp.

“Është e frikshme sa njerëz negativ që mban kjo tokë!!! Po sigurisht për sa kohë nuk keni asgjë më të mirë për të bërë do merreni me punët e të tjerëve…pasi kjo e imja është punë! Dhe punoj që 14-vjeçe para se të gjithë parazitët e Instagramit të merrnin hapësirë për të dhënë mendim. Për të mos folur për “gazetarët” e portalet e tyre! T’ju vijë tu.rp! Jo vetëm që kam të brendshme, por dhe i keni të dukshme, pla.sni sytë! Ju të nxirrni nga vetja!,”- shkruan modelja.